Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se është penguar një nga qëllimet e qarqeve politike dhe të sigurise, të cilat përmes një afere kanë tentuar komprometimin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Sipas Gjukanoviqit, në kabinetin e ish-presidentit jugosllav, Vojislav Koshtunica, ka vepruar një grup që përfaqësonte vazhdimësinë e politikave të kohës së Sllobodan Millosheviqit.
Ai ka thënë se ky rreth politik dhe i sigurisë ka pasur si objektiv destabilizimin e Kosovës, me synimin që të ngadalësohej dhe në fund të pengohej njohja ndërkombëtare e saj.
Në këtë kuadër, sipas tij, ishte planifikuar edhe dëmtimi i imazhit të KFOR-it dhe komandës së tij ushtarake në Kosovë, raportoi “Mportal”.
