Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjuajti me AK-47 në dasmë, arrestohet 54-vjeçari në Lipjan

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 15:40
Gjuajti me AK-47 në dasmë, arrestohet 54-vjeçari në Lipjan

Policia të mërkurën ka arrestuar një 54-vjeçar në fshatin Medvec të Lipjanit pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtu me armë AK-47 në një dasmë sot.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për dy vepra penale “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komunikata e plotë:

Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Medvec të Lipjanit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, të cilët kanë sekuestruar një armë AK-47 me municion dhe kanë arrestuar personin e dyshuar:

– R.B mashkull, 54 vjeç, i cili kishte shtënë në një aheng familjar.

– Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat:

• Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm.

• Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Bazuar në faktet se po vazhdon të jetë prezent përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

Në të kundërtën policia obligohet që në këto raste të ndërmerr masat konform detyrimit ligjor që ka.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi