Policia e Kosovës ka gjobitur tre drejtues automjetesh në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, pasi po udhëtonin me shpejtësi mbi 150 km/h në një zonë me kufizim 80 km/h.

Secilit iu është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.