Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjoba për kompanitë që shkelën kufizimin për mjetet mbi 20 tonë, aktivizohen njësitë e trafikut

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 14:33
Gjoba për kompanitë që shkelën kufizimin për mjetet mbi 20 tonë, aktivizohen njësitë e trafikut

Njësitë e trafikut dhe Drejtoria e Trafikut janë aktivizuar për monitorimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre në autostrada.

Sipas vendimit të ministrisë, mjetet mbi 20 tonë nuk lejohen të qarkullojnë në autostrada gjatë orarit të përcaktuar, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta.

Gjatë zbatimit të masës, ekipet e trafikut kanë monitoruar hyrjet e autostradave dhe kanë ndaluar automjetet që nuk e kanë respektuar kufizimin. Si pasojë, disa kompani janë gjobitur për mosrespektim të orarit të ndalimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të respektojnë masën e vendosur.

Ndërkohë, kufizimi vlen vetëm për autostradat, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë lejohet pa kufizime.

tonëtrafikutkufizimin

Të ngjashme

Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro cash

Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro cash

14:37
S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 15:24Nafta rritet pas përplasjeve SHBA-Iran për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • 15:12Prishtina përgatitet për “Race for the Cure 2026”, aktiviteti mbahet më 27 shtator
  • 15:09Katari optimist për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • 15:05Aksident në Malishevë, furgoni del nga rruga dhe përfundon pranë një lokali
  • 15:00INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari me 11 vjet e 6 muaj burgim