Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjendje e rënduar e buxhetit, KGJK: Cenohet pavarësia e gjyqësorit, do të shqyrtohet mundësia e dërgimit në Kushtetuese

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 14:08
Gjendje e rënduar e buxhetit, KGJK: Cenohet pavarësia e gjyqësorit, do të shqyrtohet mundësia e dërgimit në Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen 372-të ka ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar buxhetore në sistemin gjyqësor, duke theksuar se mungesa e mjeteve tashmë po ndikon në funksionimin e gjykatave dhe realizimin e obligimeve të tyre.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, tha se kërkesa buxhetore e Këshillit është miratuar me rreth 15 milionë euro më pak sesa ishte kërkuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, vetëm në kategorinë e subvencioneve, ku përfshihen kompensimet për personat e dënuar pa bazë, mungesa arrin në mbi 3.5 milionë euro.

“Pra, kemi borxh ndaj operatorëve dhe të dënuarve”, tha Maliqi.

Ai paralajmëroi se gjatë tremujorit të fundit, do t’i drejtohen Ministrisë me kërkesë për mjete shtesë, ndërsa në rast të mosmiratimit të tyre, sistemi rrezikon që vitin e ardhshëm ta fillojë me borxhe të mëdha.

Maliqi tha se situata aktuale është shumë e rëndë, duke shtuar se ka gjykata të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme as për pagesën e faturave të ujit dhe energjisë elektrike.

Sipas tij, KGJK është duke tentuar të bëjë transfere të mjeteve nga një kategori buxhetore në tjetrën, ndërsa mungesa e buxhetit ka pamundësuar edhe realizimin e disa investimeve të planifikuara, përfshirë kamerat e sigurisë dhe kabinetet e arkivave.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, e cilësoi situatën si më të vështirën me të cilën është përballur Këshilli, duke thënë se për këtë gjendje janë njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Mungesa e theksuar e buxhetit në fakt KGJK-në e bën pa potencial dhe Këshilli nuk ka potencial. Ka mungesë të theksuar të buxhetit dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit në veçanti”, tha ai.

Sipas tij, refuzimi i kërkesave buxhetore pa një arsyetim dhe analizë të mirëfilltë po e pamundëson Këshillin që t’i përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore.

Anëtari Ahmet Imami kërkoi që KGJK-ja të shqyrtojë hartimin e një plani konkret veprimi për tejkalimin e situatës.

“A duhet me pas një plan të veprimit që me kalu kjo krizë? Në çdo mbledhje po ngrisim shqetësim, duhet me pas një plan me mujt me adresu këtë”, tha Imami.

Për këtë, Maliqi tha se KGJK-ja i ka ndërmarrë hapat e paraparë me procedurat ligjore, por se zgjidhja e problemit kërkon vullnet institucional.

Ai përmendi edhe ndikimin e mungesës së buxhetit në burimet njerëzore. Sipas Maliqit, ndonëse ligji parasheh që një gjyqtar të ketë një bashkëpunëtor profesional, aktualisht sistemi nuk i ka të plotësuara as dy të tretat e këtyre pozitave.

Ai tha se për Gjykatën Komerciale janë paraparë 82 pozita, por nuk janë lejuar pozita shtesë, ndërsa situatë e ngjashme është edhe me Gjykatën Administrative, për të cilën, sipas tij, janë paraparë 86 pozita.

Anëtari Fahret Vellija propozoi që brenda KGJK-së të përgatitet një raport i detajuar për të evidentuar ndikimin konkret që mungesa e buxhetit ka pasur në performancën e sistemit gjyqësor.

“Çështja e buxhetit po i tejkalon çështjet e punësimit në sistem”, tha Vellija, duke propozuar një raport gjithëpërfshirës ku do të përfshiheshin të gjitha pasojat e mungesës së mjeteve.

Maliqi tha se KGJK-ja është e gatshme të përgatisë një raport të detajuar për secilën kategori buxhetore.

Në fund të diskutimit, ai bëri të ditur se KGJK-ja ka shqyrtuar edhe mundësinë që çështjen e buxhetit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi paraparë mundësinë e dërgimit të çështjes së buxhetit në Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi.

Gjatë mbledhjes u ngritën edhe shqetësime të tjera lidhur me funksionimin e sistemit. Agron Maxhuni tha se gjyqtarët që mbajnë kujdestari në fushën penale vazhdojnë t’i kryejnë detyrat dhe të mbajnë seanca, por nuk kompensohen për kujdestaritë.

Ai kërkoi gjithashtu zbatim të rregullores nga gjyqtarët dhe ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve të teknologjisë informative në gjykata për problemet që lidhen me SMIL-in, në mënyrë që kërkesat të trajtohen pa pasur nevojë për ndërhyrjen e vazhdueshme të zyrtarëve të IT-së nga KGJK-ja./BetimipërDrejtësi/

kgjkgjendjerënduar

Më shumë nga Lajme

  • 14:58106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
  • 14:43Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
  • 14:42Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
  • 14:22Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës
  • 14:09Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 mln. € të qeverisë gjermane