Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 14:58
106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e parkut të erës, në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme, prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë hapa konkretë përmes investimeve të mençura dhe në interes të qytetarëve, por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Parku i erës në Zatriq është një investim prej rreth 106 milionë eurosh, i cili do të mundësojë prodhimin vjetor të rreth 185 gigavat-orëve energji të pastër dhe të mbulojë nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.

“Ky park është veçanërisht i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë energjetike. Çdo megavat orë i energjisë së pastër që prodhohet këtu është një hap drejt një Kosove më pak të varur nga burimet e kufizuara dhe më të ekspozuara ndaj krizave të jashtme të energjisë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë financiarë për mbështetjen e tyre, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe ekipet profesionale, të cilët kanë punuar që ky projekt të bëhet realitet, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se me këtë park të erës, po shtojmë një tjetër gur në themelet e një të ardhmeje energjetike më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

kurtierësenergji

Të ngjashme

Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

13:29
Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

11:53
Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

22:26
Dhjetë vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Pesë prokurorë u ndërruan, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

Dhjetë vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Pesë prokurorë u ndërruan, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

20:34

Më shumë nga Lajme

  • 18:14Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari
  • 17:55Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
  • 17:22Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj
  • 17:16Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
  • 15:59Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet