Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjendja në Pediatri, këshilltari i Vitisë mundohet ta arsyetojë: S’e kemi pasur dorën e hekurt

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 20:09
Gjendja në Pediatri, këshilltari i Vitisë mundohet ta arsyetojë: S’e kemi pasur dorën e hekurt

Pas reagimeve të shumta dhe masave të ndërmarra lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, të cilat erdhën pas publikimit të pamjeve nga qytetarja Aulonë Memeti gjatë trajtimit të fëmijës së saj në këtë klinikë, ka reaguar Durim Elshani, këshilltar në kabinetin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, Elshani është munduar ta arsyetojë gjendjen në Pediatri, duke thënë se sistemi shëndetësor ka trashëguar probleme të shumta infrastrukturore dhe se ndërhyrjet janë bërë fillimisht në njësitë ku ka pasur më së shumti nevojë.

Por, megjithatë Elshani e pranoi se në disa aspekte nuk është vepruar me intensitetin e duhur

“Nuk po flas për tjera, sepse çështja e reagimit të juaj ka të bëjë edhe me çarçafa, edhe me letër banjoje, edhe pajtohem që standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet veç me investimet që i përmenda. Nuk matet veç me sa aparatura moderne blen; me sa ligje miraton; me sa staf shton; me sa spitale e poliklinika bon… Matet edhe me pastërtinë e një dhome, me pastërtinë e një shtrati, me pastërtinë e një tualeti, me një sapun që zëvendësohet kur harxhohet, me sjelljen e stafit ndaj pacientit. N’këtë pjesë nuk e kemi pas dorën e hekurt”, shkroi ai.

E tek tash, sipas tij, edhe kësaj klinike i ka ardhur radha për ‘transformim’, por veçse jo këtë vit, por në vitin e ardhshëm.

“Për Pediatrinë, për të cilën sot me të drejtë ka reagime, siç mund ta shihni në foto, është në përfundim renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës, ndërsa në vitin e ardhshëm fillon transformimi i krejt Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Për këtë projekt veçse janë nda 1 milion e 250 mijë euro. Po ashtu, lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë suspenduar katër infermierë, derisa komisioni hetues ta sqarojë saktësisht se çka ka ndodhë”, shkroi mes tjerash Elshani.

PEDIATRI

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli
  • 17:53Sami Lushtaku për protestën e nesërme në Skenderaj: Rinia ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve
  • 17:39Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, Abdixhiku kujton veprimtarët e zhdukur
  • 17:28Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët
  • 17:27Wikipedia u shton “kriminel lufte” në biografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Specialja