Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se gjendja me vërshimet në Kosovë mbetet alarme, por ministria ka ofruar mbështetje për komunat e prekura.
“Gjendja në aspektin e vërshimeve të mundshme është alarmante në Kosovë, dhe gjatë këtyre viteve kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në sanimin e të gjitha pjesëve ku mund të ketë vërshime. Mirëpo, në këtë aspekt si ministër kemi arritje të mëdha, sepse këtë vit kemi reshje më shumë shiu sesa bore, dhe kjo anomali po shihet në gjithë Evropën tash.”
Sipas Durmishit, bazuar në të dhënat e fundit, në nivel vendi janë të identifikuara 398 zona me rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet, përfshirë 108 zona me rrezik ekstrem, 95 me rrezik shumë të lartë dhe 195 me rrezik të lartë, duke prekur afërsisht 340 mijë banorë.
