Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

GD
Gazeta Demos23 janar 2026 në 17:26
Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç, pasi pardje u raportua i zhdukur.

Ai rreth orës 05:00,i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe nuk dihej më pas vendndodhja e tij.

“Sipas informatave fillestare, rreth orës 05:00 kishte marrë një veturë BMË me targa shqiptare dhe ishte nisur në drejtim të Ferizajt, ku dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, janë angazhuar në mbledhjen e informatave dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale, janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Po ashtu, janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK – Prishtinë, si dhe në disa ordinanca private, mirëpo nuk ishte raportuar asnjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren”.

Lidhur me rastin, policia tha se ishin njoftuar dhe angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës, si dhe Brigada e Zjarrfikësve, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sot një qytetar ka kontaktuar policinë në Ferizaj, duke njoftuar se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”.

“Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin, S.P, i cili ishte në kërkim dhe menjëherë është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë të rajonit të Ferizajt dhe qytetarët të angazhuar në këtë rast dhe në veçanti qytetarin B.Osmani., 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.

Më shumë nga Lajme

  • 22:37Zjarret përhapen në të gjithë Serbinë, Beogradi kërkon ndihmë nga BE
  • 22:22Thaçi i dhuroi libër kur ishte i ri, Xhoni emocionon: Më ka marrë malli për Ty, Çlirimtar
  • 22:21Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
  • 21:45“Ishte çështje minutash”, “çdo provokimi serb do t’i përgjigjem”: Thaçi rrëfen si u shmang konflikti me Serbinë pas marrjes së pikave kufitare dhe ndaljes së trenit serb
  • 21:43KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin