Sipas policisë, pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.

Më pas, sipas raportit 24-orësh të policisë, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërhyrë duke kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer.