Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 13:28
EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar praninë e patrullave policore pranë pikave kryesore të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet.

Sipas njoftimit, që nga orët e hershme të së dielës, EULEX-i ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të kalimit, me qëllim të monitorimit të situatës së sigurisë në terren.

Ky aktivitet po zhvillohet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.

Prania e shtuar e patrullave synon të mundësojë përcjelljen e situatës në terren dhe koordinimin ndërmjet mekanizmave përkatës të sigurisë gjatë procesit zgjedhor në Serbi.

policorepikavekalimit

Më shumë nga Lajme

  • 14:02Hoti u kërkon deputetëve të nënshkruajnë kërkesën kundër dekretimit të Bashkim Nurbojës në BQK
  • 13:37Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali
  • 13:30E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim
  • 13:15Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës
  • 12:57Lladrovci: Shterimi i energjive nuk është opsion