Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatrin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.
Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.
Familjarët e tij akoma nuk kanë bërë të ditur se kur është varrimi i të ndjerit.
Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Vushtrri / 25.03.2026 – 17:00. Lidhur me rastin pasi është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.