Gjatë ditës së djeshme, njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetje eshtërorë të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mbetjet janë ekzaminuar nga eksperti mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për mbetje me prejardhje njerëzore dhe me interes forenzik.
Dyshohet se mbetjet eshtërorë mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
