Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 21:37
Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati

Gjashtë ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Bajram Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari për rastin, babai i tij Ramiz Arifi, vazhdon të jetë në arrati.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin më 17 tetor nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 11 tetor, rreth orës 19:30, kur Policia ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Pogragjë. Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet policore dhe ekipi mjekësor, i cili kishte konstatuar vdekjen e 29-vjeçarit,

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja. Po ashtu, më 12 tetor është gjetur vetura me të cilën dyshohet se është larguar personi i kërkuar, rreth tre deri në katër kilometra larg shtëpisë së tij.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si vrasje e rëndë dhe për posedim të paautorizuar të armëve. Motivi i ngjarjes nuk është bërë i ditur në raportimet e publikuara.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim

29-vjeçaritpogragjëgjashtë

Të ngjashme

Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati

Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati

09:01

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Policia mësyn te rruga “Mysym Shyri”, shoqërojnë protestuesit
  • 22:05Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe
  • 21:36​Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, për stërvitjen e përbashkët ushtarake
  • 21:34OKB në Shqipëri apelon për dialog dhe uljen e tensioneve
  • 21:33I riu humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues