Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka reaguar sërish lidhur me tensionet gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe respektimin e të drejtave themelore.
Përmes një deklarate zyrtare, ajo shprehet se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit duhet të respektohen dhe të mbrohen.
Organizata nënvizon gjithashtu se çdo ndërhyrje e forcave të rendit duhet të jetë në përputhje me parimin e proporcionit dhe standardet e të drejtave të njeriut.
Në reagimin e saj, OKB-ja dënon aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe paqësore, raporton tch,