Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjashtë ditë kohë për krijimin e qeverisë së re, Konjufca nuk bëhet i ‘gjallë’

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 20:22
Gjashtë ditë kohë për krijimin e qeverisë së re, Konjufca nuk bëhet i ‘gjallë’

Janë bërë me shumë se një javë që kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re.

Para mediave presidentja Osmani kishte arsyetuar vendimin për mandatimin e Konjufcës duke thënë se është bazuar në Kushtetutë.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese. Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, kishte thënë Osmani.

E tani kur kanë mbetur edhe pesë ditë kohë për votimin e qeverisë së re, mandatari Konjufca nuk po bëhet i ‘gjallë’

Të paktën zyrtarisht nuk është parë një përpjekje nga ana e tij për takuar partitë opozitarë në përpjekje të sigurimit të votave për votimin e ekzekutivit.

Ende nuk ka një sinjal se kur pritet të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në përpjekje për krijimin e qeverisë së re.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë kundërshtuar mandatimin e Konjufcës për kryeministër.

Sipas opozitës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje duke kundërshtuar çdo opsion për tu bërë pjesë e qeverisë me Vetëvendosjen.

Kujtojmë që Konjufca i ka pasur në dispozicion 15 ditë që të paraqesë para Kuvendit të Kosovës, ekzekutivin e ri, që duhet t’i marrë të paktën 61 vota për.

Javë me parë mandatari i parë, Albin Kurti mori 56 vota më 26 tetor, duke u bërë i pari në historinë e Republikës të cilit Kuvendi nuk ia votoi kabinetin, a e pret i njëjti fat edhe Konjufcën, kjo do të kuptohet deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Nga Rugova te Shiroka-Pula – sa vota morën presidentët e Kosovës në Kuvend?
  • 16:17OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente
  • 16:17Kurti pas inaugurimit të Shiroka-Pulës: Kemi Presidente të re – lajmi më i gëzuar jo vetëm i tetorit
  • 16:10Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
  • 16:09Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes