Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet lidhur me incidentin e 10 gushtit, ku pas një mosmarrëveshjeje disa persona janë përfshirë në një rrahje, ndërsa një person është plagosur me armë zjarri.
Sipas Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë tre persona, me inicialet H.D., A.D. dhe E.G., ndërsa është ndaluar edhe një i mitur për 24 orë.
Prokuroria ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve.




