Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur të dielën në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti, siç thuhet në raportin 24-orësh, është raportuar rreth orës 14:55, pasi një qytetar ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe ka njoftuar policinë.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e siguron atë, deri në ardhjen e njësisë përkatëse për deminim.
“Gjakovë / 09.08.2026 – 14:55. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësia policore është në sigurim të vendin të ngjarjes derisa aty të dalë njësia përkatëse për deminim”.