Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka alarmuar për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Ai ka thënë se Kosova ende kërkon një model të zhvillimit ekonomik, përderisa këtë situatë ai e ka krahasuar me shtetet që tashmë ndodhen në luftë.
“Një shtet që humb kohë duke kërkuar arsye për dështimin, në vend që të gjejë rrugë, modele ekonomike dhe politike për të dalë nga dështimi, e pret mjerimi. Shumë shtete e kanë shfrytëzuar edhe luftën si mundësi për zhvillim, ndërsa ne, në Kosovë, edhe lirinë po e shndërrojmë në dështim – jo vetëm ekonomik, por edhe institucional e shoqëror.”, ka shkruar Gërxhaliu.
Eksperti i ekonomisë ka marrë shembull Ukrainën, e cila sipas tij, edhe pse ndodhet në luftë tash e sa vjet, eksporti atje është shumë i lartë.
