Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.
Në Ditën Evropiane të Drejtësisë, Gërvalla ka riafirmuar rëndësinë e shtetit ligjor dhe zbatimit të ligjit pa dallim.
“Drejtësia nuk është privilegj i disave, por e drejtë e secilit dhe themel i shtetit ligjor, ku ligji zbatohet pa dallim dhe askush, bash askush, nuk qëndron mbi të”, ka shkruar ajo në Facebook.

