Kandidati i PDK-së për deputet, i cili garon me numrin 35 në listë, Xhevahir Geci, ka njoftuar se nesër do të mbajnë tubimin qendror me qytetarët në Skenderaj.

Ky tubim nis nga ora 19:00, në Palestrën ‘Ilaz Kodra’.

“Të dashur bashkëvendas, Të mërkurën, Skenderaji na thërret. Ju ftoj të jemi bashkë në tubimin qendror, në ora 19:00, në Palestrën ‘Ilaz Kodra’. Me besim, me dinjitet, bashkë drejt fitores”, tha ai.