Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 08:12
Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

Glauk Konjufca do të dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të paraqitet në seancën e caktuar për orën 09:30.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2024, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se ai kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, gjykata kishte refuzuar akuzën.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Gjykatës Themelore dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, duke e ngarkuar me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën.

kishtelotsjellësglauk

Të ngjashme

Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

16:38
Trump shkarkon të dërguarin që vizitoi Dodikun

Trump shkarkon të dërguarin që vizitoi Dodikun

08:37

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë
  • 09:18“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë
  • 09:15I kërkoi 450 euro për blerjen e peletit një gruaje duke u shtirur si polic, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
  • 09:11Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq
  • 09:08Edward Joseph: BE ta kritikojë privatisht Kosovën për Specialen, Justina-Pula do të jetë udhëheqëse e besueshme për të gjithë