Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 18:25
Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas caktimit të datës për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më 6 gusht, duke thënë se ky moment kërkon përgjegjësi dhe lidership politik.

Gashi ka thënë se në këtë periudhë LDK duhet ta marrë rolin që, sipas tij, i takon si forcë politike e qendrës së djathtë dhe si bartëse e kulturës shtetformuese.

“Ky është një moment që kërkon përgjegjësi shtetërore, vizion dhe lidership politik”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se partia e tij duhet të qartësojë identitetin politik dhe vlerat mbi të cilat funksionon.

“Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në. Duhet ta dimë se çfarë përfaqësojmë, cilat janë vlerat tona dhe çfarë modeli politik u ofrojmë qytetarëve”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, LDK duhet të jetë një parti moderne, përfaqësuese dhe meritokratike, ndërsa bashkëpunimet politike duhet të bazohen në interesin e vendit.

“LDK nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie. Bashkëpunimi duhet të udhëhiqet nga interesi i Kosovës, programi politik, orientimi euroatlantik dhe nevoja për institucione të forta e funksionale”, ka deklaruar deputeti i zgjedhur.

Ai ka shtuar se Kosovës i duhet një LDK e bashkuar dhe me guxim për të udhëhequr.

“Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, me identitet të qartë, me vetëbesim dhe me guxim për të udhëhequr. Vetëm një LDK e tillë mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit”, ka shkruar Gashi.

LDK aktualisht ka pezulluar bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje të mundshme, pasi janë dorëzuar nënshkrime për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë