Analisti politik Dardan Gashi ka kritikuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që opozita të mbështesë formimin e një qeverie të re.
Në Debat Plus, Gashi e cilësoi kërkesën e Kurtit si “absurd” dhe shenjë të qartë frike nga zgjedhjet.
“Tash ky del lyp me ia votu edhe qeverinë. Ky është absurd në vete. Pse ka nevojë opozita me ia votu qeverinë një kryeministri të paaftë, që katër vjet që vetëm dëm ka bërë. Çfarë logjike ka të kërkojë votë Kurti prej opozitës. Mos të flasim për fyerjet e sulmet… d.m.th. ky zotinija shpik gjëra që askujt në botën demokratike nuk i bie në mend. Shihet qartë frika që ka prej zgjedhjeve…”, ka thënë Gashi.
