Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi e LVV: Kosovarët kurrë s’kanë pasë më shumë para sesa sot

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 11:30
Gashi e LVV: Kosovarët kurrë s’kanë pasë më shumë para sesa sot

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se qytetarët e Kosovës s’kanë pasur “kurrë më shumë para” sesa sot.

Ajo tha mbrëmë se çdo narracion tjetër është i pasaktë dhe se pavarësisht çmimeve, “numrat” flasin për “rritje” të mirëqenies.

“Ju po merrni disa produkte të cilat juve po ju konvenojnë për narracionin që po doni me e shtru. Por fakt është që qytetari i Kosovës kurrë ma shumë pare s’ka pasë. Sot, qytetari i Kosovës ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve. Është shumë fakt kjo”, tha ajo.

Burim Ramadani reagoi menjëherë, kështu: “Qyysh?! Ndal veç pak. Ju lutem, qytetarë, këqyreni”.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje tha madje se shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë, tani po kthehen në vend, për shkak të progresit, që tha ajo se është bërë me qeverinë e LVV-së.

“Ne kemi një numër të madh të njerëzve që po rikthehen në Kosovë. E para, kemi një gjeneratë të pensionistëve të Zvicrës dhe Gjermanisë që janë duke u rikthyer… E dyta, kemi një numër të madh të profesionistëve që çdo ditë po kthehen”, tha ajo.

Gashi tha se është “në rregull” me lëvizjen e qytetarëve që e lënë vendin.

“Kanë qenë 178 mijë veta që e kanë lënë Kosovën në 2015-tën”, tha ajo.

Liza Gashi

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Treni del nga shinat në Francë, rreth 20 të lënduar
  • 22:46“Liria ka Emër” fton për pjesëmarrje në marsh, Kurti e Abdixhiku s’i përgjigjen ftesës për fjalim
  • 22:45Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri
  • 22:35“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain
  • 22:28Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe 1 trotinet