Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Junik, Shpejtim Gacaferi, ka shpërndarë një mesazh publik ku ka bërë të ditur se garon në zgjedhjet e ardhshme me numrin 2 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës .
Në statusin e tij, Gacaferi ka shkruar:
“Lista Fitues e LDK-së në Junik, nën udhëheqjen e z. Ruzhdi Shehut, përfaqëson një ekip të përkushtuar qytetarësh të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore të komunës. Me vizionin e qartë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më transparent, kjo listë synon t’i japë një frymë të re qeverisjes lokale.”
Ai më tej ka theksuar se objektivat kryesore të listës së LDK-së përfshijnë zhvillimin ekonomik lokal, mbështetjen e bujqësisë dhe bizneseve të vogla, investimet në infrastrukturë, kujdesin për rininë e sportin, përkrahjen e arsimit e kulturës, si dhe garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje.
Në fund, Gacaferi ka ripërsëritur mbështetjen e tij për kryetarin Ruzhdi Shehu, duke e cilësuar atë si udhëheqësin që mund të sjellë rezultate konkrete dhe t’i japë vazhdimësi traditës së përgjegjësisë dhe besimit që LDK ka ndërtuar ndër vite.
Statusi i tij i plotë:
Lista Fitues e LDK-së në Junik, nën udhëheqjen e z. Ruzhdi Shehut
Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, e cila udhëhiqet nga Ruzhdi Shehu, përfaqëson një ekip të përkushtuar qytetarësh të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore të komunës. Me vizionin e qartë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më transparent, kjo listë synon t’i japë një frymë të re qeverisjes lokale.
