Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, qershori mbyllet me temperatura deri në 39 gradë

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 16:06
Fundjavë përvëluese në Shqipëri, qershori mbyllet me temperatura deri në 39 gradë

Fundjava duket se do jetë përvëluese në Shqipëri, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi.

Ajo u shpreh se moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare përgjatë maleve do të ketë në orët e mesditës dhe pasdites.

“Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, ç’ka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Temperaturat më të ndjeshme do të jenë në zonat e ulëta, por po ashtu qendrore dhe ato bregdetare, kur vlerat minimale do të shënojnë nga 26 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale parashikohen deri në 39 gradë celcius dhe kjo për orët e mesditës. Gjatë javë së ardhshme do të kemi gjithashtu rritje të mëtejshme të temperaturave ku vlerat minimale do të shënojnë nga 47 gradë celcius deri në 40 gradë celcius në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jug-perëndim dhe veri-lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa valëzimi në dete, i ulët i forcës 1-2 ballë. Do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe afatshkurtra dhe stuhi, por në relievet malore”, u shpreh sinoptikania Doçi.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb