Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK zhvillon trajnim për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 15:23
FSK zhvillon trajnim për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është zhvilluar trajnimi “Train the Trainers”, me temë “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare – International Humanitarian Law (IHL)”, i dedikuar instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trajnimin e hapën gjeneral brigade Astrit Haliti dhe drejtori i NALT-it, gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim mes NALT-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), me ligjërata dhe sesione praktike të udhëhequra nga përfaqësues të KNKK-së dhe NALT-it.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema që lidhen me zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në operacionet ushtarake, përfshirë planifikimin e operacioneve, sjelljen gjatë armiqësive, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftime, operacionet urbane, përzgjedhjen e objektivave, teknologjitë e reja të luftës dhe përgjegjësitë komanduese.

Pjesëmarrësit trajtuan gjithashtu mënyrat e integrimit të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në procedurat dhe doktrinat ushtarake.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së për përcjelljen e njohurive dhe parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në kuadër të institucioneve të edukimit dhe trajnimit.

Sipas organizatorëve, trajnimi kontribuon në zhvillimin profesional të instruktorëve dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

ndërkombëtarehumanitarezhvillon

Të ngjashme

Gruaja e Albin Kurtit, Rita bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Gruaja e Albin Kurtit, Rita bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

14:31

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë
  • 17:29Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh
  • 17:20Ramadan Avdiu sqaron mungesën e Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së
  • 17:15Kur pritet shiu e bora në Kosovë, IHMK del me njoftim
  • 17:08Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve