Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, e cila është në gjendje kritike është pjesëtar i kësaj force.
Lajmin e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik, i cili ka deklaruar:
“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.”
