Ndonëse prej disa ditësh është shpërndarë fotografia zyrtare e presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe tashmë është vendosur nëpër institucione, një gjë e tillë s’ka ndodhur ende në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.
Fotografia e ish-presidentes Vjosa Osmani vazhdon të jetë ende e varur në murin ballor të sallës së Kuvendit.
Kjo shihet nga pamjet e seancës së mbajtur sot, ku edhe ka ndodhur një përplasje në mes të asamblistëve të Mitrovicës së Jugut, komunë që drejtohet nga Faton Peci.

