Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj.
Sipas njoftimit në Facebook, “Kursi Bazë për Snajper” është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, ku pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm, duke avancuar aftësitë taktike në operacione ushtarake.
