Faqja e fshatit Treboviq të komunës së Pejës ka dalë me reagim pas aksidentit tragjik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bllagajë të komunës së Pejës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë, raporton GazetaDemos.
Burimet e GazetësDemos bënë me dije se viktima e këtij aksidenti është i riu, E.K.
Të njëjtit i kanë shprehur ngushëllime familjes Kelmendi për humbjen e tyre.
Në këtë reagim po ashtu raportohet edhe për personin tjetër të lënduar, për të cilin bëhet e ditur se gjithashtu është banorë i këtij fshati.
Sipas tyre i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pejës.
