Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet sot në Times Square

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 08:10
“Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet sot në Times Square

Veprimtari i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se sot, në Times Square të Nju Jorkut pritet të shfaqet grafiku me mesazhin “Freedom for the Liberators”.

Gjocaj ka publikuar në Facebook një konfirmim nga “Welcome to Times Square”, sipas të cilit materiali do të transmetohet gjatë ditës për 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

Ky aktivitet vjen në kuadër të një serie organizimesh të paralajmëruara në Kosovë dhe jashtë saj, në prag të leximit të verdiktit në Hagë.

Në Kosovë, aktiviteti kryesor është “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, duke nisur nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma “Liria ka Emër” ka nisur nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, përmes së cilës janë paralajmëruar një varg aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe përkujtimore.

Përfaqësuesit e platformës kanë bërë të ditur se “Marshi për Liri” do të jetë një manifestim masiv paqedashës, i cili do të mbahet vetëm pak ditë para shpalljes së verdiktit në Holandë.

Kalendari i aktiviteteve përfshin edhe “Netët e Lirisë”, tubime përkujtimore rreth zjarreve simbolike në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së, si dhe ngritjen e flamujve kombëtarë dhe të emblemës së UÇK-së në vende të ndryshme të Kosovës

Aktivitetet tashmë kanë nisur në disa prej zonave të dikurshme të rezistencës. Mbrëmjen e 5 shtatorit, në Llap është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në prani të ish-komandantëve dhe veteranëve.

Ndërkaq, për mbrëmjen e 6 shtatorit, në orën 19:00, është paralajmëruar tubimi i radhës në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Aktivitete mbështetëse janë planifikuar edhe në Hagë, ku mbështetësit pritet të mblidhen një natë para shpalljes së vendimit.

Sipas planit të bërë publik, grumbullimi në Hagë do të nisë në orën 22:00 të 15 shtatorit dhe do të vazhdojë deri në fillimin e seancës së 16 shtatorit

timessquarefreedom

Të ngjashme

“The Times” kërkon falje ndaj FIFA-s dhe Gianni Infantinos

“The Times” kërkon falje ndaj FIFA-s dhe Gianni Infantinos

17:04

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij
  • 19:41Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 19:35Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore