Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 16:10
Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë

Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të regjimentit britanik “The Rifles” kanë mbërritur në Kosovë, në kuadër të një dislokimi të planifikuar dhe rutinë, si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it.

Lajmi është bërë i ditur nga Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka sqaruar se trupat britanike do të qëndrojnë për rreth gjashtë javë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore.

Sipas KFOR-it, dislokimi është pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë

“Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete stërvitore, si pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR ka theksuar se ardhja e këtij batalioni britanik nuk përfaqëson ndonjë ndryshim në mandatin e misionit në Kosovë.

“Dislokimi i këtij batalioni nga Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqëson ndryshim të mandatit të KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it, për të siguruar që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij”, thuhet më tej në njoftim

Sipas misionit të NATO-s, KFOR-i vazhdon të ketë si detyrë kontributin në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.

KFOR-i vepron në bazë të mandatit të tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, të përcaktuar përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në vitin 1999.

Misioni thekson se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX-in.

“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes”, thekson KFOR-i.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës dhe EULEX-i vazhdojnë të veprojnë në kuadër të roleve dhe përgjegjësive të tyre përkatëse si aktorë të reagimit në fushën e sigurisë.

Dislokimi i trupave britanike vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR dhe, sipas misionit të NATO-s, është pjesë e një vendosjeje të planifikuar, pa ndryshuar mandatin apo natyrën e misionit në Kosovë.

kfor-itkosovëstrategjike

Të ngjashme

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

19:44
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

19:11
Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

12:19
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

21:31

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%