Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fondet e partive, Supremja refuzon ankesën e “Alternativës”

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 11:41
Fondet e partive, Supremja refuzon ankesën e “Alternativës”

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për mosndarje të fondeve.

“ Ky subjekt politik ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme me të cilën konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për periudhën pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”.

“Subjekti politik Alternativa ka kundërshtuar faktin që nuk ishte përfshirë në ndarjen e këtyre mjeteve”.

“Gjykata Supreme konstaton se PZAP ka vepruar drejtë, kur e ka hedhur poshtë ankesën si të palejuar, pasi sipas Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, PZAP ka kompetencë të shqyrtojë vetëm ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së që janë të përcaktuara shprehimisht me këtë ligj. Vendimet e KQZ-së që kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike nuk përfshihen në kategoritë e vendimeve që mund të ankimohen në PZAP”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Supremja njëherësh vlerëson se as Ligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk parashikon të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të KQZ-së për ndarjen e fondeve, përveç në rastet që lidhen me dispozitat ndëshkimore.

“Edhe pse ankesa në PZAP nuk është e lejueshme për këtë kategori vendimesh, subjekti politik ka mundësi të kërkojë mbrojtje juridike përmes procedurave të tjera gjyqësore të parashikuara me ligj, përfshirë kontrollin gjyqësor të akteve përfundimtare të organeve publike”.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
  • 13:42Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
  • 13:31Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare"