Pamjet në të cilat e gjetën nipin e tyre 5 vjeç, e tmerruan familjen.
Djali 5 vjeçar nga Janjeva e Lipjanit, u shtrua në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, e dyshimet e para vijnë per shkak te neglizhences se familjes.
Gruaja e axhes së fëmiut ka qenë e para e cila ka parë gjendjen e fëmijës, ndonëse këmbët thotë se nuk ia kishte vërejtur në fillim, ngase djali qe i ulur në tokë dhe duke u mbajtur me duar.
Meqenëse dyshimet e saj veç po shtoheshin, ajo telefonoi motrën e burrit dhe kërkoi nga ajo që të merrte djalin 5 vjeç dhe ta dërgonte në emergjencë.
Aty, ajo thotë se u trondit kur i thanë që gishtat e këmbëve fëmija nuk i kishte. Ndonëse mjekët sipas saj, i thanë që kjo gjendje e shputave nuk qe e asaj dite por që moti.
Përveç shputave të lënduara, S. P thotë se nipi i saj kishte shenja edhe në kokë dhe vesh.
Djali 5 vjeç, i biri i prindërve V. P dhe A. K, sipas gruas së axhës, në periudhën kur qe te familja strehuese, nuk kishte pasur probleme me shëndetin.
