Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flet dëshmitari i rastit në plagosjen e dy serbëve e një shqiptari në Deçan – ky dyshohet të jetë motivi

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 10:03
Flet dëshmitari i rastit në plagosjen e dy serbëve e një shqiptari në Deçan – ky dyshohet të jetë motivi

GazetaDemos mëngjesin e sotëm ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtje me armë zjarri, të cilat janë dëgjuar rreth orës 00:15, në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan.

Nga këto të shtëna, tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, dhe dy të tjerë serbë.

GazetaDemos merr vesh se motivet e kësaj ngjarje dyshohet të jenë të momentit, aty për aty…

E gjithë ngjarja, sipas dëshmitarit të ngjarjes, dyshohet të ketë ndodhur për pak sekonda, teksa bëhet e ditur se i dyshuari për plagosjen e tre persona nuk kishte motive të mëhershme.

Motivi, sipas dëshmitarit, rodhi i gjithi në lokalin që të njëjti ishin prezent.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me çrast u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa tre të lënduarit janë në përkujdesin mjekësor.

Vepra është cilësuar ‘vrasje e mbetur nё tentativё’, teksa është sekuestruar edhe arma e cila dyshohet se u përdor në ngjarje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm, Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё, Nёntё (9) fishekё kal:9mm dhe Tri (3) gёzhoja”, thuhet në njoftim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje