Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flasin nga Specialja: Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 08:23
Flasin nga Specialja: Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit për ish-krerët e UÇK-së

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar se letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i ishte përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Siç raporton BetimipërDrejtësi, Doyle tha se në letrën e saj, Trëndafilova ka thënë se vendimet në rastet gjyqësore- specifikisht për paraburgimet, merren nga gjyqtarët në rastet përkatëse dhe jo nga vetë ajo si kryetare e DhSK-së.

“Një letër nga Kryeministër Kurti i është dërguar kryetares në shtator 2022 dhe ajo iu përgjigj kësaj letre. Kryetarja në përgjithësi ka theksuar në përgjigje se DHSK-ja dhe gjykatësit janë të pavarur në punën e tyre dhe se ata po zhvillojnë gjykimet sipas kornizës ligjore të DHSK-së dhe standardeve më të larta të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet në lidhje me paraburgimet merren nga trupat gjykues kompetentë në çdo çështje gjyqësore, dhe jo nga kryetarja”, ka thënë Doyle.

Ndryshe, duke folur për proceset gjyqësore në këtë Gjykatë, Doyle ka treguar se në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi do të vazhdojë të hënën nga ora 14:00 deri në orën 17:00 duke mos llogaritur 45 minutat vonesë në transmetim.

Sipas Doyles, mbrojtja e Hashim Thaçit, synon që të thërrasë edhe tre dëshmitarë të tjerë në këtë proces. Ndërsa, në pasditen e 18 nëntorit pritet të fillojë dëshminë Wesley Clark i cili është dëshmitari i fundit që kjo mbrojtje synon që ta thërrasë.

Ai tregoi se këtij rasti iu shtua edhe një seancë më 21 nëntor 2025, në mënyrë që Clark të përfundojë me dëshminë e tij.

Veç kësaj, se fundi thuhet se është marrë edhe një vendim ndaj ankesës së mbrojtjes së Prokuroria s’ka nxjerrë me kohë materialet për mbrojtjen. Kërkesa u hodh poshtë pasi nuk u vërtetuan pretendimet e mbrojtjes.

“Trupi Gjykues vuri në dukje se “respektimi i plotë dhe në kohë nga Prokuroria i detyrimit të saj për nxjerrjen e materialeve është element dhe garanci e rëndësishme për drejtësinë e procesit dhe barazinë midis palëve, ZPS-së dhe Mbrojtjes”. Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk i kishte dhënë mbrojtjes njoftim të hollësishëm për disa materiale dhe prova në posedim të saj dhe gjykatësit i kujtuan ZPS-së rëndësinë e përfshirjes së materialeve në njoftimin sipas Rregullës 102 (3). Njëkohësisht, trupi gjykues konstatoi se materialet ishin nxjerrë pa vonesë dhe nuk i kishin shkaktuar dëm mbrojtjes, dhe e hodhi poshtë kërkesën”, tha ai.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Ekaterina TrëndafilovaGjykata Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 15:23Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm
  • 15:05Protestuesit në Han të Elezit djegin goma në shenjë proteste ndaj SharrCem
  • 14:50Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!