Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes.
Siç njoftoi Policia, punëtori është nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë dhe në momentin e incidentit kishte qenë duke kryer punë ndërtimore në objektin në fjalë.
