Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka përfunduar sot deklarimet përmbyllëse në gjyqin që po i bëhet ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Misetic në fund të fjalës së tij ka kërkuar nga gjykata që të shpallin pafajësinë për të gjitha akuzat sa i përket Hashim Thaçit.
“Të nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, ka deklaruar Misetic.
