Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Fjala përfundimtare e Banjskës, avokati serb mundohet t’i shfajësojë terroristët!

GD
Gazeta Demos20 prill 2026 në 10:06
Fjala përfundimtare e Banjskës, avokati serb mundohet t’i shfajësojë terroristët!

Avokati Lubomir Pantoviq në seancën e shqyrtimit kryesor, ka folur rreth rastit të ngjarjes në Banjskë, duke theksuar shqetësimet për mënyrën se si po trajtohen të pandehurit në opinionin publik dhe në procesin gjyqësor.

Pantoviq, i cili përfaqëson Blagoja Spasojeviqin, deklaroi se nga paslufta në Kosovë ka njohur shumë ngjarje të rënda, por rasti i Banjskës ka tërhequr vëmendjen më të madhe të shoqërisë dhe është shoqëruar me spekulime të shumta.

Ai theksoi se, para një vendimi përfundimtar të gjykatës, të pandehurit po trajtohen si fajtorë në publik, gjë që sipas tij është në kundërshtim me parimin themelor juridik të prezumimit të pafajësisë. “Çdo i pandehur duhet të gëzojë të drejtat që i takojnë sipas ligjit.

Askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të prerë gjyqësor,” u shpreh Pantoviq. Ai gjithashtu kritikoi thirrjet për dënime maksimale, përfshirë burgimin e përjetshëm, duke theksuar se këto deklarata janë të parakohshme dhe mund të ndikojnë në drejtësinë e procesit.

Më shumë nga Lajme

  • 20:05Tiranë: Një protestues tërhiqet zvarrë nga policia
  • 20:04Aksident në Mazgit, vetura përplaset me kamionin që po pastronte borën nga rruga
  • 19:25Basha thotë se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura, flet edhe për temperaturat
  • 19:24Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në përplasjen me armë me policinë italiane
  • 18:31Invalidi i luftës rrëfen emocionet e momentit kur iu bashkua UÇK-së: Prindërit më dhanë bekimin, tri plagë dhe një copë granate i kam dhuratë nga armiku