Figura të njohura politike po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të veprimtarit politik e kombëtar, Hafiz Gagica.

Në mesin e tyre janë edhe Vjosa Osmani, Donika Gërvalla e Haxhi Avdyli, dikur bashkëpartiakë, të cilat e vlerësuan lartë kontributin e Gagicës në politikë dhe rolin e tij të rëndësishëm në çështjet kombëtare e lidhjen me mërgatën.

Gagica vdiq pas përballjes me një sëmundje të rëndë, teksa pritet të varroset në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.