Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fermerët kanë nisur mbjelljet vjeshtore

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 22:21
Fermerët kanë nisur mbjelljet vjeshtore

Mbjelljet vjeshtore tanimë janë në fazën optimale kalendarike, megjithatë kushtet klimatike dhe temperaturat e lejueshme për mbjellje janë duke u shfrytëzuar nga fermerët.

Fermeri Valon Vehapi është në vlugun e punës në procesin e mbjelljes së arave me grurë. Ai tani ka mbjellë rreth 30 për qind të sipërfaqes, duke synuar që sivjet t’i mbjellë 150 hektarë tokë me grurë. Sipas planifikimeve, për disa ditë planifikimi i fermerit pritet të përmbyllet me sukses.

“Kushtet këtë vjeshtë i kemi shumë të favorshme, për arsye se ma herët kishte shi, edhe tash ka shi mbas këtij shiu vetëm fillojmë mbjelljen që brenda afatit optimal mendoj me bo përfundimin e mbjelljes, ka thënë Vehapi.

“Prej 15 tetorit, thuhet se është afat optimal, mirëpo, ndryshimet e klimës tashmë që po vërehen, i kemi edhe 15 ditë pa asnjë problem, bujqit munden me vazhduar, edhe pas 15 nëntorit me bo mbjelljen, deri me 1 dhjetor pa problem bëhet mbjellja e grurit”, ka shtuar ai.

Tetori shihet si afat i favorshëm për mbjelljen e grurit. Për të arritur rendimente më të larta të grurit vjeshtor në Kosovë, profesori universitar i fushës së bujqësisë nënvizoi se duhet pasur parasysh, zbatimin e praktikave të mira agroteknika, si përdorimi i farërave sa më cilësore dhe të certifikuara nga autoritetet kompetente dhe harmonizim të drejtë të lëndëve ushqyese sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit, në bazë të planifikimit për rendiment të pritshëm, si dhe bazuar në kërkesat varësisht nga tipi i tokës ku realizohen mbjelljet.

“Ne e konsiderojmë si afat optimal agroteknik të mbjelljes së grurit për konditat tona agroekologjike tetorin. Kemi pas, raste, rrethana, vite të jashtëzakonshme, kur për arsye, qoftë organizative, teknike, nuk është realizu mbjellja në tetor dhe të gjitha mbjelljet që vonohen dhe që kryhen në dekadën e parë, ose në 15 ditshin e parë të muajit nëntor, rekomandojmë që të shtohet sasia edhe e farave edhe e plehrave, por për fermerë rekomandoi që të kenë një shkallë të caktuar të moblilitetit në këtë muaj të përgatiten”, ka thënë Imer Rusinovci, profesor i bujqësisë.

Ekspertë të fushës e konsiderojnë të rëndësishëm shtimin e hapësirave të mbjella me grurë, e cila krijon mundësi më shumë për më pak import drithërave.

Profesor Rusinovci vë në pah se pavarësisht atyre që rekomandojnë për mbjelljet e tetorit, falë kushteve klimatike që po mbretërojnë edhe java e parë e nëntorit përkon me mbylljen të masës së fundit agroteknike me mbjelljen e kësaj kulture që e ka karakterin prodhues dhe strategjik. Duke mbjellë sa më shumë hapësira të arave me drithëra, posaçërisht me grurë, mundësohet zbutja e importeve që për kultura të cilat përkojnë me kulturat tona agroekologjike importi i tyre nuk justifikohet, thonë ekspertë te kësaj fushe. /rtk

Fermeret

Më shumë nga Lajme

  • 11:40Rama prezanton paketën ligjore: Gjoba deri në 500 mijë lekë
  • 11:35Shaip Kamberi: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë
  • 11:22A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq
  • 11:04Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim
  • 10:47Lirinë që e fituam me gjak e sakrifica po na e mohojnë çarqet pansllaviste dhe kolaboracionistet e tyre