Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ferizaji me probleme serioze në furnizimin me ujë

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 23:22
Ferizaji me probleme serioze në furnizimin me ujë

Ferizaj po përballet me mungesë uji për shkak të temperaturave të larta.Kompania “Bifurkacioni” thotë se është detyruar të zbatojë reduktime, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, Ferizaj po përballet me probleme serioze në furnizimin me ujë.Edhe pse fabrika për përpunimin e ujit në Pleshinë dhe stacionet e pompimit po punojnë me kapacitet të plotë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” është detyruar të aplikojë reduktime.

“Në vendin tonë po mbretëron një mot me temperatura shumë të larta, pa reshje. Si rezultat, burimet ujore janë në nivel të ulët dhe kërkesa e qytetarëve është rritur jashtëzakonisht. Për shkak të kësaj, jemi të detyruar të zbatojmë reduktime. Për më tepër, kemi identifikuar keqpërdorim të ujit, vaditje, larje veturash, të gjitha këto ndikojnë negativisht në furnizimin për qytetarët”, tha Jeton Shabani, kryeshef ekzekutiv i KRU “Bifurkacioni”.Situata më e rëndë paraqitet në rrugën “Brahim Ademi”, ku banorët ankohen se janë pa ujë tërësisht dhe po përpiqen të gjejnë forma alternative për ta grumbulluar atë.

“Sa i përket furnizimit, ne si lagje jemi në pikën zero. Me këto epruveta dhe hidroforë mundohemi të mbledhim pak ujë kur rrjedha është minimale, për t’i përmbushur nevojat bazike”, tha Sabri Salihu, banor.Nga kompania “Bifurkacioni” ka apel që qytetarët të shmangin keqpërdorimet dhe ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale, për të garantuar furnizim më të drejtë për të gjithë.

uji

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme