Të hënën, rreth orës 18:00, qytetarja M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 euro.
E ato para, e njëjta i ka dorëzuar menjëherë në polici.
“Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash”.
