Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ferizaj: Gjobë dhe burg për kompaninë dhe zyrtarin për mashtrim të një bujku

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 17:34
Ferizaj: Gjobë dhe burg për kompaninë dhe zyrtarin për mashtrim të një bujku

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet burgim të pandehurin V.H., pasi si përgjegjës i një kompanie kishte mashtruar një person lidhur me një grant bujqësor.

V.H. ishte person përgjegjës i personit juridik “E.D&C”. Ai dhe kompania akuzoheshin se në vitin 2019 e kishin mashtruar viktimën R.H., duke i premtuar se do të fitonte një grant bujqësor (traktor) në vlerë 25 mijë euro, nëse i depononte te ky biznes 4,280 euro.

Pas kësaj, atij i ishin kërkuar edhe 800 euro shtesë në emër të planit të biznesit.

Më pas, V.H. dhe kompania nuk i kishin lajmëruar viktimën, as nuk ia kishin kthyer mjetet dhe ai nuk kishte marrë grantin e premtuar.

Gjykata e ka dënuar kompaninë me 6,000 euro gjobë, ndërsa V.H., si person përgjegjës, me dy vjet burgim dhe 2,000 euro gjobë.

Në njoftim theksohet se me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Mijëra studentë dhe mësues protestojnë në Greqi për kushte më të mira në arsim
  • 16:43Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve
  • 16:43Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit
  • 16:39Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë
  • 16:35Kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal