Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit punëtorit të KEK-ut, Migjen Sadiku, i cili vdiq sot tragjikisht në vendin e punës.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, me çrast u bë e ditur se ceremonia do të bëhet nesër në ora 16:00, në varrezat e fshatit Sibofc, Komuna e Obiliqit.
“Ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe familjarët se sot, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, ka ndërruar jetë daja ynë, Mixhen Sadiku. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:00, në varrezat e fshatit Sibofc, Komuna e Obiliqit. Me dhimbje të thellë, Familja Sadiku”, thuhet në njoftim.

