Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje për ndihmë nga Policia Rajonale e Pejës.
Kjo pasi që si pasojë e reshjeve të dendura të borës, rruga rajonale Kullë–Rozhajë ishte bllokuar, në veçanti, segmenti përkatësisht zona neutrale në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi kishte qenë tërësisht e pakaluar, duke bërë që shumë udhëtarë të mbeten të bllokuar me automjetet e tyre.
Po ashtu është bërë e ditur se një familje kosovare me tre fëmijë kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte mbetur për disa orë në mes të stuhisë së borës.
Menjëherë pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i ShKShMK-së nga stacioni i Pejës është nisur drejt vendit të ngjarjes me personel dhe pajisje specialistike të shpëtimit malor, duke përfshirë edhe një motosajë.
Më të arritur tek familja e cila ishte bllokuar në borë, teknikët e shpëtimit kanë bërë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin e tyre deri në zonën e sigurt, në Pikën Kufitare Kullë.
