Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit me një veprim simbolik të kujtesës dhe respektit.
Së bashku me aktivistë dhe struktura të PDK-së, Shabani vizitoi varrezat e dëshmorëve për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
