Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve.
